I pasionuar pas udhëtimit me biçikletë, Labinot Sherifi ka sfiduar vetën që të nisë një rrugëtim më të gjatë se zakonisht.
Nga Londra, ku jeton që 26 vjet, ai me biçikletë u nis më 23 qershor e destinacion kishte kryeqytetin kosovar, Prishtinën, raporton KTV.
Pavarësisht vështirësive gjatë udhëtimit, Labinoti thotë se u mbajt shumë në qëllimin e këtij rrugëtimi, shënimin e dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës.
Kjo ia mundësoi atij kalimin nëpër disa shtete, ku e shfrytëzoi rastin të lobonte për vendin e tij.
Vendtakimi i Labinotit, pas më shumë se 30 ditësh, me familjarë e miq ishte Newborn-i, të cilët të entuziazmuar kishin dalë ta prisnin.
Labinotit udhëtimi i kushtoi rreth 2 mijë euro, derisa mbështetje financiare kishte vetëm nga familjarët.
-
Udhëton 39 ditë me biçikletë nga Londra në Prishtinë, për të shënuar 10 vjetorin e Pavarësisë
-
Me biçikletë Londër-Prishtinë në 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës
-
Egëzon Baruti që rrugën Lipjan-Prishtinë gjithherë e bën me biçikletë
-
Biçikleta si zgjidhje për trafikun në Prishtinë
-
Mërgimtari niset në këmbë nga Gjermania në Kosovë – Lajmërohet nga Novi Sadi