Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Udhëheqësit e Shqipërisë urojnë formimin e Ushtrisë së Kosovës

Drejtues të institucioneve shtetërore dhe liderë të partive politike në Shqipëri kanë uruar miratimin e ligjit në Kuvendin e Kosovës, me të cilat FSK-ja transformohet në forcë të armatosur të saj.

Gjatë një postimi në faqen e tij në facebook fill pas kalimit të këtij ligji në parlament, presidenti Meta shkroi se kjo gjë dëshmon se Kosova është e aftë në marrjen e përgjegjësive të reja. Kreu i shtetit shtoi se krijimi I Forcave të Armatosura duhet të shërbeje për të kontribuar në paqen dhe stabilitetit e rajonit të Ballkanit.

Vendimi historik i krijimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës dëshmon qartë që Kosova është e aftë të marrë përgjegjësi të reja në ndërtimin e institucioneve demokratike dhe për të kontribuar vendosmërisht për paqen, stabilitetin e rajonit dhe fqinjësinë e mirë. Fryma euro-atlantike qëndron në themel të këtij ndryshimi historik.

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur në mënyrë të vecante për ti uruar Kosovës dhe të gjithë qytetareve të saj hapin e madh të radhës, miratimin e ligjit që I hap rrugë krijimit të ushtrisë.

Kreu I qeverisë shqiptare bëri një postim në facebook duke shkruar: “Urime, urime, urime”, të shoqëruar me flamujt e Kosovës, SHBA dhe BE-së.

Këtë postim Rama e ka shoqëruar me një foto të presidentit Hashim Thaçi të veshur me uniformën e Forcave të Armatosura të Kosovës.

Edhe Begaj uron për formimin e Qeverisë së Kosovës: Do të vazhdojë mbështetja vëllazërore Arbëri 5 muaj më parë Begaj uron për formimin e Qeverisë së Kosovës: Do të vazhdojë mbështetja vëllazërore

Nuk mungoi edhe urimi nga kreu i opozitës, Lulzim Basha, i cili e konsideroi këtë akt si, ngjarjen e dytë më të rëndësishme në histori pas pavarësisë!

Urime Kosovë për Ushtrinë! Pas Pavarësisë, ngjarja e dytë e përmasave kombëtare dhe historike. Me Ushtrinë e saj Kosova do të jetë më e sigurt, rajoni më në paqe, kombi shqiptar i integruar dhe më i fortë. Nderim të rënëve për liri, mirënjohje miqve të mëdhenj që na mbështetën!