Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

U prezantua projekti “Bashkimi i Qytetit” në Ferizaj

Sot në komunën e Ferizajt, është bërë prezantimi i projektit “Bashkimi i Qytetit”.

Ky prezantim është bërë para biznesmenëve ferizajas, arkitektëve, por edhe inxhinierëve.

Drejtori i infrastrukturës, Arbër Bytyqi, këtë projekt e ka quajtur si tepër të rëndësishëm me vet faktin se do të bëjë edhe “Bashkimin e Qytetit”.

“Tash jemi në fazën e fundit ku kemi filluar edhe me tenderimin e këtij projekti shumë të rëndësishëm për Komunën e Ferizajt, njëri nga premtimet e Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, projekt i cili parasheh nënkalimin për vetura nga rruga ‘Vëllezërit Gërvalla’ deri tek rruga ‘Madeleine Albright’. Gjithashtu ky projekt parasheh vazhdimin e nënkalimit ekzistues nga rruga afër postës deri në rrugën ‘Emin Duraku’. Ky projekt është i një rëndësie tepër të veçantë pasi që do të bëjë transformimin urban të qytetit të Ferizajt, do të mundësojë lëvizjen e lirë dhe më të shpejtë të veturave në qytetin e Ferizajt dhe do të ngrit sigurinë e lëvizjes së këmbësorëve në qendër të Ferizajt”, ka thënë Bytyqi.

Arsim Murseli nga kompania “Infraplus”, njëherit kryetar i Këshillit Konsultativ Profesional të fushës së urbanizmit, këtë projekt e ka quajtur tepër ambicioz për qytetin e Ferizajt.

U bë e ditur se shpallja e këtij tenderi do të bëhet me datën 20 korrik, ndërsa ka një kosto prej 6 milionë euro dhe është projekt 2 vjeçar.

Artikuj të ngjashëm