Në hapësirat përreth objekteve të Spitalit Rajonal të Pejës të mërkurën janë mbjellë mbi 350 fidanë të pishave të bardha dhe të zeza.
Mbjellja u bë qëllim që të krijohen sa më shumë hapësira të gjelbra dhe në të ardhmen të ndikojnë edhe në pakësimin e ndotjes së mikroklimës që po shkakton ngrohtorja e këtij spitali me sistemin e saj të djegies me mazut.
Ky aksion është zhvilluar me iniciativë të organizatave mjedisore nga Peja “Lets Do It Peja”.
(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
Artikuj të ngjashëm