Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ngrohtorja e spitalit në Pejë bëhet me sistem të energjisë efiçente

Banorët e lagjeve përreth Spitalit të Pejës prej që është ndërtuar ngrohtorja e tij, para dhjetë vjetësh, janë përballur me ajrin e ndotur nga tymi që si lëndë djegëse ka përdorur mazutin.

Kjo ndotje ka vazhduar ndonëse, ekspertët e angazhuar nga spitali kishin konstatuar se emetimet nga tymtari janë në suaza të parametrave të normales, pasi tymtari i ka filtrat e nevojshëm sipas standardeve të kërkuara, shkruan sot “Koha Ditore”.

Megjithatë, ankesat e shpeshta të banorëve kanë qenë të vazhdueshme, për shkak se ndotja nuk ishte eliminuar. Për të eliminuar komplet ndotjen, e vetmja alternativë kishte mbetur ndërrimi i sistemit të ngrohjes, të cilën spitali me buxhetin e saj nuk kishte mundur vetë ta bënte. Sivjet ky problem më në fund do t’u hiqet banorëve dhe vetë spitalit me ndërrimin e sistemit të djegies me projektin që ka nisur të realizohet në këtë spital për efiqinecë të energjisë.

Është një projekt që po realizohet nga Agjencia e Kosovës për Energji efiçiente, që është në kuadër të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik.

Ky projekt po realizohet me kredi të marrë nga Qeveria nga Banka Botërore... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)