Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk ndodhet sot në Tiranë ku po takohet me zyrtarët e vendit.
Vizita e Tusk në Shqipëri është në kuadrin e një turi treditor që presidenti i Këshillit Europian do të zhvillojë në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Qëllimi i vizitës është përgatitjet e samitit BE-Ballkan, që do të mbahet në Sofje më 17 maj.
Tusk do të ndalet edhe në Podgoricë, Beograd, Sarajevë dhe në Shkup.
Vizita e Tusk në Tiranë vjen pas vizitës së shefes për Politikë të Jashtme të BE, Federica Mogherini javën e shkuar, pasi Komisioni Europian i ka dhënë Këshillit të Europës rekomandimin zyrtar për nisjen e procesit të negociatave për anëtarësim për Shqipërinë.
Edhe
Tusk nesër në Tiranë, Rama takon të enjten Merkelin
Donald Tusk po pritet në një ceremoni mirëseardhjeje nga kryeministri Rama. Pas takimit është parashikuar një konferencë në Pallatin e Brigadave.
Ndërkohë, mësohet se Kryeministri Edi Rama do të niset të mërkurën në Gjermani, ku ditën e enjte do të takohet me Kancelaren Angela Merkel.