Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Turqit e Kosovës shënojnë Ditën e vet, delegacionin e tyre e pret presidenti Thaçi

Prishtinë, 20 prill – Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka pritur sot një delegacion nga komuniteti turk i Kosovës për nder të Ditës së komunitetit turk në Kosovë.

Duke i uruar të gjithë qytetarët e komunitetit turk për ditën e tyre, presidenti Thaçi ka thënë se komunitetet e pasurojnë shoqërinë tonë me festat dhe kulturën e tyre.

“Kosova është atdhe i të gjithë qytetarëve dhe bashkëjetesa jonë, duke i kaluar bashkë jo vetëm festat, por edhe vështirësitë e tjera, e bën shoqërinë tonë edhe më të fortë”, u shpreh presidenti Thaçi.

Ndërsa, Mahir Yagcilar, kryetar i Partisë Demokratike Turke të Kosovës dhe kryesues i këtij delegacioni, theksoi se bashkëjetesa dhe toleranca kanë traditë shekullore në Kosovë.

“Komuniteti turk është i përkushtuar për forcimin e shtetit të Kosovës, të demokracisë dhe shoqërisë sonë”, shtoi Yagcilar.

Edhe Erdogani pret në takim një grup të deputetëve të Kosovës Arbëri Erdogani pret në takim një grup të deputetëve të Kosovës

Presidenti Thaçi e falënderoi delegacionin turk edhe për kontributin e vazhdueshëm në institucionet e vendet.

Pas pavarësisë së Kosovës, 22 prilli është caktuar si Dita e Turqve dhe në Ligjin për Festat Zyrtare është caktuar si Ditë Memoriale.