Ambasadorja e Turqisë në Prishtinë, Kivilcim Kilic, ka marrë pjesë në ceremoninë e shpërndarjes të mekanizimit bujqësor nga Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillimi Rural, në kuadër të projektit: “Subvencionimi i fermerëve me mekanizëm bujqësor”, projekt ky i cili është financuar nga TIKA.
Ishin të pranishëm edhe drejtori i Organizatës TIKA, Necip Ozaj Ozutok, nënkryetarët e komunës, Faruk Mujka e Eroll Zekria dhe drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Nasuf Aliu.
Nënkryetari Mujka i njoftoi mysafirët edhe për sfidat dhe problemet me të cilat po përballen qytetarët e komunës së Mitrovicës dhe përpjekjet e institucioneve komunale për tejkalimin e tyre.
Ambasadorja Kilic, tha se ndihet e nderuar që Republika e Turqisë po arrin që nëpërmjet donacioneve të ndryshme tu ndihmojë qytetarëve në nevojë të Mitrovicës.
Pas takimit që zhvilluan në ambientin e komunës, drejtuesit komunalë dhe mysafirët nga Turqia, shkuan në hapësirën e vendosur të mekanizmit për t’ua dorëzua fermerëve përfitues.
Atje 27 përfituesve ju shpërndanë katër mbjellëse misri, pesë spërkatëse për misër, gjashtë freza, katër mbjellëse të barit rrotativ, katër kositëse të barit, katër makina mbjellëse të patateve.
-
Gjilani i pajisë me mekanizma të ndryshme bujqësore 60 fermerë
-
Kosova dhe Turqia intensifikojnë bashkëpunimin në bujqësi
-
Mitrovica ndan 28 makina mjelëse, 7 laktofriza dhe 12 bidona për fermerët lokalë
-
Komuna e Mitrovicës subvencionon 94 fermerë me farë misri dhe pleh artificial
-
Gjilani shpërndan mjete bujqësore për 100 fermerë