Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Turizmi malor ngjall shpresat në Malësinë e Madhe

Malësia e Madhe është bashkia më e largët në Shqipëri, që shtrihet në skajin më verior të vendit.

Në këtë zonë, ku gjenden edhe Alpet Shqiptare, po realizohen një numër investimesh, që kanë përmirësuar infrastrukturën në funksion të zhvillimit.

Autoritetet vendore, siç transmeton Zëri i Amerikës, thonë se sfidë mbetet përmirësimi i ekonomisë së banorëve.