Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tubimin tradicional “Mirë se vini në Alpet Shqiptare 2018” në Vuthaj të Plavë-Gucisë

Në gjirin e Alpeve Shqiptare, në Vuthaj-Guci, u mbajt tubimi, tashmë tradicional “Mirë se vini në Alpet Shqiptare 2018”, në kuadër të të cilit u mbajt edhe festivali “Kënga dhe Vallja Shqipe na Bashkon”.

Në këtë tubim ishte edhe presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, dhe figura të tjera politike dhe kulturore nga të gjitha trevat shqiptare. Tubimin e hapi drejtori i festivalit Tahir Gjonbalaj. Me një fjalë përshëndetëse të pranishmëve iu drejtua edhe presidenti Meta.

Ai shprehu kënaqësinë që mori pjesë “në këtë manifestim dhe në këtë parajsë njerëzore dhe natyrore”. Foli për mbresat që i la vizita në Plavë dhe Guci, dhe i porositi qytetarët shqiptarë që rruga nga Tirana deri në Guci është vetëm tre orë dhe se është më afër se Kolashini, Zhablaku apo Mavrova dhe se kanë ç’të shohin më shumë në Plavë dhe Guci dhe se pasi të vizitonin Plavë e Guci do ta kenë vështirë të shkojnë në ndonjë vend tjetër malor.

Në kuadër të këtij aktiviteti Shoqata “Alpet Shqiptare” ndau Mirënjohje për presidentin Ilir Meta si dhe “post mortum” për kolosin e Kosovës, Adem Demaçi. Dekoratën për familjen e Demaçit e dorëzoi presidenti Meta, kurse e pranoi veprimtari i çështjes kombëtare dhe vëllai i dy dëshmorëve të kombit, Fadil Fazliu.

Presidenti Meta premtoi që edhe vitin e ardhshëm do të jetë i pranishëm në këtë tubim, jo për mirënjohje, por për të kënduar.

Edhe Në Vuthaj sot mbahet manifestimi “Alpet Shqiptare”, merr pjesë edhe presidenti i Shqipërisë Arbëri Në Vuthaj sot mbahet manifestimi “Alpet Shqiptare”, merr pjesë edhe presidenti i Shqipërisë

Ndërkaq duke filluar nga data 30 korrik 2018, në Plavë – Guci me defilimin e vet të filluar nga Komuna e Plavës dhe ajo e Gucisë, nën shoqërimin e Flamurit kombëtar, të këngëve dhe valleve shqipe, u mbajt festivali i tretë mbarëkombëtar “Kënga dhe Vallja Shqipe na Bashkon”.

Në këtë festival të karakterit garues, pjesëmarrësit u vlerësuan nga juria në përbërje: Azgan Haklaj, president i Unionit Artistik të Kombit shqiptar, Dilaver Kryeziu, magjistër i koreografisë, profesoresha Hasnije Kukaj Gjonbalaj, Deli Metalia, mjeshtër i madh, koreograf, dhe aktivistja e SH.K.A “Maja e Karajfilit”, Mirjeta Gjonbalaj.

Në ditën e parë të festivalit morën pjesë: Shoqëria Kulturore Artistike “Liria”, nga Mileshi, Shoqëria Kulturore Artistike “Fluturat” nga Ulqini. Në ditën e dytë u paraqiten: Shoqëria Kulturore Artistike “Besa”, nga Trieshi dhe Shoqëria Kulturore Artistike “Komorani”, Folk Alb nga Tirana. Ndërsa në ditën e tretë qenë: Shoqëria Kulturore Artistike “Kumanova”, Grupi i Folklorit “Medvegja”, Shoqëria Kulturore Artistike “Jehona e Këlmëndit”, Shoqëria Kulturore Artistike “Jeta e re”, nga Kumanova dhe Shoqëria Kulturore Artistike “Maja e Karanfilit” nga Plavë-Gucia.

Vendin e parë e fitoi Shoqëria Kulturore Artistike “Besa”, nga Trieshi; vendin e dytë Shoqëria Kulturore “Folk Alb” nga Tirana”, kurse vendin e tretë Shoqëria Kulturore Artistike “Jeta e re” nga Kumanova.

Vendi për veshjen autentike më të mirë, i takoi Shoqërisë Kulturore Artistike “Këlmëndi” , ndërsa Çmimi i publikut i takoi Shoqërisë Kulturore Artistike “Liria”, nga Mileshi, kurse çmimi special i takoi Shoqërisë Kulturore Artistike “Fluturat” nga Ulqini dhe Grupi i Floklorit “Medvegja”.

Çmimi i rapsodit më të mirë të festivalit i takoi Shtjefën Ujkaj, ndërsa veteranët e Festivalit u shpallën Dila Vaçaj dhe Martin Smajlaj.

Ky është viti i 21 që mbahet “Mirë se vini në Alpet Shqiptare”, si manifestimi i vetëm i këtij lloji i cili ka për qëllim ruajtjen e identitetit kombëtar shqiptar në Plavë-Guci.

Edhe “Kënga dhe vallja shqipe na bashkon” Kulturë “Kënga dhe vallja shqipe na bashkon”

 

 

 

 

 

 

Edhe Vuthajt e Plavë Gucisë bëhen me shtëpi të kulturës, tri ditë aktivitete Kulturë Vuthajt e Plavë Gucisë bëhen me shtëpi të kulturës, tri ditë aktivitete