Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Vuthaj sot mbahet manifestimi “Alpet Shqiptare”, merr pjesë edhe presidenti i Shqipërisë

Në Vuthaj të Plavës e Gucisë sot mbahet manifestimi “Alpet Shqiptare”, i cili mbledh në këtë ditë shqiptarët e kësaj ane, të shpërndarë në Kosovë, Shqipëri, SHBA dhe gjithandej nëpër Europë.

Ndër mysafirë të veçantë është edhe presidenti i Shqipërisë, Iliri Meta, i cili ka arritur këtu qysh dje.

Është hera e dytë që në manifestimin tradicional ‘Alpet Shqiptare’ vijnë për të marrë pjesë kryetarët në funksion të Shqipërisë, njofton portali Plava e Gucia Sot.

Një urim drejtuar shqiptarëve, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, e ka dhënë përmes një video-mesazhi nga Plava e Gucia, në Mal të Zi, aty ku ka përçuar edhe mesazhin për të gjithë ndjekësit e tij.

”Të dashur miq, mos e humbi mundësinë të vizitoni këtë liqen të mrekullueshëm të Plavës, i cili është mbi 900 metra mbi nivelin e detit dhe i rrethuar nga malet të cilat i takojnë parajsës”,-shprehet kreu i shtetit në video-mesazhin e shkurtër të publikuar në Facebook.

{gallery}