Trupi i pajetë i major Klodian Tanushit, që ra në krye të detyrës gjatë misionit të NATO-s në Letoni, mbërrin në Tiranë mesditën e sotme me aeroplan ushtarak dhe do të pritet me ceremoni e nderime në pjesën ushtarake të aeroportit “Nënë Tereza” në Tiranë.
Homazhet për Dëshmorin e Atdheut major Klodian Tanushi dhe më pas Ceremonia Shtetërore, do të zhvillohen ditën e enjte, datë 16 maj, ora 10:00 - 12:00, tek Muzeu Historik Kombëtar në Tiranë.
Menjëherë pas përfundimit të ceremonisë shtetërore, arkivoli me trupin e major Tanushit do të vendoset në shtrat topi dhe të përcillet në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë, ku do t’i jepet lamtumira e fundit.
Artikuj të ngjashëm
-
Sot i jepet lamtumira majorit Klodian Tanushi, ditë zie në Shqipëri
-
Tanushi shpallet “Dëshmor i Atdheut”, nesër ditë zie në Shqipëri
-
Mbërrin trupi i major Tanushit në Tiranë
-
Kurti shkon në Tiranë për homazhe për vdekjen e Fatos Nanos
-
Në orën 12:00 arrijnë në Morinë trupat e pajetë nga aksidenti në Kroaci