Rreth orës 12:00 pritet të arrijnë në pikën kufitare të Morinës, trupat e pajetë të mërgimtarëve që pësuan nga aksidenti në Kroaci.
Drejtori i kompanisë për bartjen e kufomave “Pikëllimi” Driton Elezi ka konfirmuar për KOHËN përmes telefonit, se kufomat janë bartur përmes Malit të Zi, në Shqipëri dhe diku rreth orës 12 pritet të jenë në këtë pikë kufitare.
“Për momentin kufomat gjenden në Shqipëri drejt pikës kufitare për në Morinë dhe po presim që në orën 12 të arrijnë në pikën kufitare të Morinës” ka thënë Elezi për KOHËN.
Mbrëmë në Aerportin Ndërkombëtar të Prishtinës kanë arritur 26 bashkatdhetarë që u përfshin në aksidentin tragjik në Kroaci.
Artikuj të ngjashëm
-
Nis kthimi i bashkatdhetarëve nga Kroacia
-
Udhëtarët dhe trupat e pajetë nga aksidenti pritet të arrijnë sonte në Kosovë
-
Kaos në kufijtë e Kroacisë, mërgimtarët po përballen me kolona disaorëshe
-
Rriten lëvizjet në pikën kufitare të Morinës, qytetarë nga Kosova drejt bregdetit
-
Kroacia gjen katër trupa emigrantësh afër kufirit me Slloveninë