Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Trupa të rinj gjermanë në Kosovë, Rohde: Përgatitje terreni për kontingjentin e ri

Ambasadori Jorn Rohde ka njoftuar se të hënën kanë arritur në Kosovë “pionerët e ushtrisë gjermane” të cilët do ta përgatisin terrenin për kontingjentin e ri të ushtarëve gjermanë që pritet të vijnë gjatë muajit prill.

Gjermania ka njoftuar se nga prilli do ta rrisë prezencën e ushtarëve në misionin e KFOR-it në Kosovë. Vendimi u mor pas tensioneve në komunat veriore në maj të vitit të kaluar.

Dje kanë arritur ata që Rohde i ka quajtur “pionerët e Bundeswehrit”.

“Gjermania vazhdon të marrë përgjegjësinë brenda KFOR-it në Kosovë. Si hap i parë drejt pranisë më të madhe ushtarake në terren, pionerët nga Bundeswehri mbërritën dje në Kosovë për të përgatitur terrenin për rritjen e kontingjentit gjerman të KFOR-it”, ka shkruar Rohde në “X”.

Me ardhjen e trupave të ri, Gjermania pritet të ketë rreth 200 ushtarë në Kosovë.