Kërkesa të reja rreth temave që do të hapen në dialogun me Kosovën kanë shkuar nga Serbia në Bashkimin Evropian, transmeton Koha.net.
Me këto kërkesa për tema, Serbia e synon përforcimin e pozitës së Kishës Ortodokse serbe në Kosovë.
Sipas asaj që ka shkruar sot gazeta e Beogradit “novosti”, në mesin e kërkesave janë garancitë që Kisha Ortodokse Serbe në Kosovë ta ketë të drejtën e disponimit me pronën e vet, kërkon periudhë të pakufizuar kohore për mbrojtjen ligjore të 44 objekteve që, thotë kjo gazetë, bëjnë zonat speciale të trashëgimisë kulturore e fetare serbe si dhe njohje të pozitës të Kishës Ortodokse serbe
Në tekst theksohet se në zonat speciale të trashëgimisë kulturore serbe bëjnë pjesë manastiret e Deçanit, të Graçanicës, Patrikana e Pejës, e Banjskës..., por edhe tempujt e kishat tjera në Gjilan, Shtërpcë, Skenderaj, Klinë, Rahovec. Pastaj Ura e mesjetare në Vushtrri, Gazimestani, kështjella e Zveçanit, qyteti mesjetar i Novobërdës, fshati Hoçë e Madhe.
-
Kërcënim i ri nga Serbia
-
Vuçiq: Kosova është pjesë e Serbisë sipas Kushtetutës dhe ‘drejtësisë së Zotit’
-
Kosova kërkon izolimin ndërkombëtar të Serbisë
-
Parlamenti Evropian përsërit kërkesën ndaj Serbisë: Duhet normalizuar marrëdhëniet me Kosovën
-
Nëntë shtete ia mbajnë Serbisë të bllokuar hapjen e kapitujve me BE-në