Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tri subjekte ende pa kandidatë zyrtarë për kryetar komune të Prizrenit

Prizren, 17 gusht – Dega e NISMA-s për Kosovën dhe Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje kanë zyrtarizuar kandidatët e tyre, që do të garojnë në zgjedhjet për kryetar të Prizrenit, duke u përcaktuar për Zafir Berishën përkatësisht Mytaher Haskukën.

Ndërsa dega e LDK-së si propozim ka dërguar për miratim në organet qendrore të partisë emrin e Hatim Baxhakut. E zyrtarët e degës së AAK-së kanë pohuar se kandidati i kësaj partie që do të garojë në zgjedhjet për kryetar të Prizrenit pritet të zyrtarizohet brenda kësaj jave, shkruan sot Koha Ditore.

Ndërkohë, dega e PDK-së deri më tani ka heshtur në lidhje më këtë çështje. Artan Abrashi, nga Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, ka njoftuar se sipas parimit një anëtar një votë, anëtarësia e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren kandidat për kryetar Komune të Prizrenit ka zgjedhur Mytaher Haskukën. Ndërkohë, qysh para disa muajsh kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, kishte shprehur qëndrimin se bashkë me kryesinë e partisë do të angazhohen që Zafir Berisha të dalë fitues në garën për kryetar të Prizrenit.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.