Zhvillimet brenda universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren kanë ngjallur reagimet e degëve të tri partive politike që veprojnë në këtë qytet, të cilat janë shprehur kundër politizimit të menaxhmentit të këtij institucioni të arsimit të lartë.
Përderisa dega e LDK-së ka kërkuar eliminimin e ndikimeve nga jashtë në zgjedhjen e rektorit, dega e NISMA-s Socialdemokrate ka vlerësuar se zgjedhja e u.d. të rektorit, Ismet Temaj, është i ligjshëm. Ndërsa Ilir Baldedaj i AAK-së ka shprehur qëndrimin se kryeministri duhet të reagojë që Universiteti i Prizrenit të shpëtohet nga kthetrat politike dhe kolapsi pasi që, sipas tij, NISMA po mundohet t’i fusë kthetrat politike në këtë universitet, shkruan sot Koha Ditore.
Dega e LDK-së në Prizren ka shprehur shqetësimin për zhvillimet e fundit në UPZ, duke konstatuar se aty “po tentohet të manipulohet e të stërzgjatet procesi i përzgjedhjes së rektorit”.
(Artikullin e plotë lexoni sot në “Koha Ditore”)resi.
-
Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” shkarkohet nga detyra
-
Ismet Temaj zgjidhet rektor i Universitetit "Ukshin Hoti" në Prizren
-
Shtyhet votimi për zgjedhjen e rektorit të UPZ-së
-
Parlamenti studentor akuzon Nismën për ndikim në zgjedhjen e rektorit
-
Parlamenti Studentor akuzon Nismën për ndikim politik në zgjedhje të rektorit në UPZ