Në Arkivin e Shtetit në Vjenë, në trashëgiminë e August von Kral, diplomat austriak dhe konsull i Austro-Hungarisë (në Manastir, në Shkodër, në Durrës, në Selanik e gjetiu), më vonë në shërbim të Ministrisë së Jashtme të Austrisë, ndesha tri letra nga Faik Konitza drejtuar August Kralit, njohësit të shquar austriak të çështjeve dhe të botës shqiptare, të shumë veprimtarëve, dy të vitit 1905 dhe një e vitit 1917, shkruan akademik Rexhep Ismajli, në numrin e sotëm të Shtojcës për Kulturë në Koha Ditore.
Letrat janë shkruar frëngjisht dhe kanë subjekte të ndryshme.
Ndër të tjera diskuton çështjet që lidhen me Gjikën dhe Aladro Kastriotin, të cilët kishin ngritur pretendime për fronin shqiptar dhe po pretendonin të përdornin Isa Boletinin për të shpërthyer kryengritje, por edhe çështje si ajo se si mësonte shqip Baroni Nopça, apo informacione për botimet. (Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Diplomati austriak i përkushtuar ndaj çështjes shqiptare
-
Tekstet e “Shtojcës për kulturë” të “KOHËS Ditore”, 19 korrik 2026
-
Tekstet e “Shtojcës për kulturë” të “KOHËS Ditore”, 5 korrik 2026
-
Heroi pa gjurmë: Milosh Kopiliqi – Kobiliqi – Obiliqi
-
Abrneshët e Zarës – tre shekuj në mbrojtje të identitetit