Komuna e Gjilanit në strategjinë e zhvillimit socio-ekonomik lokal 2017-2021 kishte edhe ndërtimin e impiantit për djegien e mbeturinave dhe prodhimin e energjisë me kosto prej 10 milionë eurosh. Me të përfituese do të ishte Komuna që do të përmirësonte infrastrukturën e saj dhe do të mbroheshin ambienti dhe bizneset.
Realizimi i projektit ishte paraparë në partneritet publiko- privat. Ndërsa për projektin e impiantit interesim kishin shprehur 2 kompani bullgare dhe një kompani izraelite vitin e kaluar, shkruan sot Koha Ditore.
Agim Zuzaku, drejtor i Zhvillimit Ekonomik, deklaron se këto 3 kompani janë tërhequr nga projekti meqë kishin konstatuar se sasia e mbeturinave në deponinë rajonale të Gjilanit është e vogël dhe se investimet në shifra milionëshe nuk do të gjeneronin fitime të mëdha për ta...(Shkrimin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
120 mijë euro për studimin e fizibilitetit për pesë projekte në Gjilan
-
Keqmenaxhimi i deponive të mbeturinave kthehet në rrezik për banorët
-
Pesë milionë euro për investime kapitale për vitin e ardhshëm në Gjilan
-
Menaxhmenti i “Ekohigjienës” akuzon Komunën e Gjilanit për fushatë
-
Tetë projekte synohen në Gjilan nëpërmjet partneritetit publiko-privat