Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tri fshatra të dekoruar nga banorët me pamje përrallore

Ndriçimi dhe dekorimet shumëngjyrëshe janë paralajmërim i festave të fundvitit.

Edhe pse shpesh quhen zbukurime të Krishtlindjes, ato datojnë që nga koha e Egjiptit të lashtë e paganizmit.

Pemët moderne e të zbukuruara, që në fundvit i shohim në çdo shtëpi, e kanë prejardhjen në Gjermaninë e shekullit 16, ku fillimisht zbukuroheshin me qirinj, lajthi, molla e fruta tjera, raporton “Express” i KTV-së. Të ekzpozuara në hapësira të kishave, ato janë njohur si “pemë parajse”.

Pak para viteve të 90-ta, ky ritual u bë traditë e fundvitit në gjithë botën, përfshirë edhe vendin tonë.

Në vigjilje të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, pak kilometra nga qyteti i Gjakovës, ndodhen tri fshatra që gjatë kësaj periudhe të vitit, marrin pamje përrallore. Tradicionalisht, banorët e fshatrave Pjetërshan, Novosellë e Doblibarë, bashkohen për t’u dhënë këtyre vendbanimeve pamje magjike.

Edhe Pjetërshani ndezi dritat e Krishtlindjes e Vitit të Ri SOT Pjetërshani ndezi dritat e Krishtlindjes e Vitit të Ri

Dhjetori është muaji më i ftohtë i vitit, por fundviti cilësohet si kohë kur zemrat e secilit janë më të ngrohta.

Përveç banorëve vendës, nën dritat blu të Pjetërshanit, këtë vit janë bashkuar vizitorë nga e gjithë Kosova dhe vendet fqinje.

Atmosfera e ngrohtë e Pjetërshanit, tash e 10 vjet, e bën këtë fshat ideal për pritjen e festave të fundvitit.

Magjia e fundvitit në Gjakovë nuk përfundon në Pjetërshan.

Vetëm pak kilometra më larg, në fshatin Novosellë, atmosfera është e njëjtë.

Edhe Pjetërshani vazhdon traditën e zbukurimit unik SOT Pjetërshani vazhdon traditën e zbukurimit unik

Njëra nga banoret e fshatit Novosellë thotë se për këtë traditë festimi u falënderohen të rinjve.

Mënyra e dekorimeve është ajo që i dallon këto fshatra, ndërsa ngrohtësia dhe mikpritja e banorëve janë ato që mbeten në kujtime.

Ndalesa e fundit ishte fshati Doblibare, i cili na e dhuroi shijen e verës së shtëpisë dhe pritjen dukagjinase.

Një inat pozitiv apo garë e pashpallur, i ka bashkuar të rinj e pleq, vendës e bashkatdhetarë të Doblibarës.

Edhe AP: Ndriçimi i fshatit Pjetërshan për Krishtlindje sjell shpresë për kosovarët Arbëri AP: Ndriçimi i fshatit Pjetërshan për Krishtlindje sjell shpresë për kosovarët

Pamje magjike, vizura shumëngjyrshe nga një fshat në tjetrin, bënë që shumë vizitorë ta përmbyllnin vitin me fotografi e kujtime nga viti 2019.

Edhe pak ditë na ndajnë nga festat e fundvitit, por në këto fshatra, festa ka nisur.