Trenin nacionalist serb që Beogradi nuk mundi ta fuste dot më Kosovë më 14 janar të këtij viti, Serbia po e përdor për qarkullim të brendshëm duke ia ndërruar relacionin nëpër vendin e saj, raporton Koha.net .
Këtë tren, me qëllime të qarta destabilizimi, Serbia e ndali në momentin e fundit në Rashkë pas reagimeve të fuqishme Kosovës e të aleatëve botë dhe pas dërgimit të njësiteve speciale policore të ROSU –s në veri.
Beogradi po përpiqet ta mbajë të gjallë këtë tren bashkë me kujtimin për Kosovën.
Kështu që nga sot, trenit i është ndërruar sërish itinerari.
Ikonografia kishtare serbe e futur në interier dhe në eksterier të trenit me mbishkrimin në 21 gjuhë të huaja “Kosova është Serbi”, nga sot ka filluar qarkullimi Kralevë- Jagodinë – Kralevë, njoftojnë medie të Beogradit.
Me këtë ndërrim itinerari, treni serb anti Kosovë, i është afruar vendit tonë.
Edhe
Shtatë vjet nga ndalimi i hyrjes së trenit serb në Kosovë
Treni, dhuratë nga Rusia, me këto motive dhe në këtë relacion qarkullon dy herë në ditë.
{gallery}