Tregtia mes Shqipërisë dhe Kosovës nuk është në nivelet e duhura, duke pasur parasysh potencialet dhe lidhjen e fortë mes dy shteteve.
Shkëmbimet mes dy shteteve janë të ulëta, ndërkohë që janë një sërë pengesash administrative, që nga skanimi i kamionëve në Morin, e deri tek problemet jo tarifore që lidhen me njohjen e certifikatave fitosanitare, shkruan sot “Koha Ditore”.
Për të eliminuar pengesat dhe për të nxjerrë në pah gjithë problematikën, bizneset e dy vendeve kanë ngritur një grup pune.
Deri më 15 korrik, sipërmarrja shqiptare duhet të dërgojë pranë Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë (DHTI) të gjitha problematikat që kanë në marrëdhëniet tregtare me Kosovën, në mënyrë që këto pengesa mes dy vendeve të zgjidhen.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Premtimet e papërmbushura të dy qeverive për heqjen e barrierave tregtare
-
Shqipëria dhe Kosova janë ende shumë larg e të qenit një treg i përbashkët
-
Bashkëpunimi tregtar mes Kosovës e Shqipërisë vlerësohet ende i zbehtë
-
Këmbim i zbehtë tregtar mes Kosovës dhe Shqipërisë
-
Afro 40 marrëveshje me Shqipërinë hasin në vështirësi zbatimi