Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tre të vdekur e 120 raste të reja me koronavirus në Shqipëri në 24 orët e fundit

Tre persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 në Shqipëri në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar edhe 120 të infektuar të rinj.

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shëruar 48 persona.

Në total në Shqipëri janë regjistruar 7380 raste me koronavirusin e ri, prej tyre 228 kanë përfunduar me fatalitet. Janë shëruar 3794, ndërsa janë 3358 raste aktive.