Tre shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë janë arrestuar të premten në Zvicër nën dyshimin për terrorizëm, ka njoftuar Prokuroria Federale të premten, raportojnë mediat zvicerane.
Sipas njoftimit, të arrestuar janë tre burra dhe një grua nga Ballkani, e që lidhen me vepra kriminale në dy muajt e fundit. Ata akuzohen për “përkrahje apo pjesëmarrje në organizata kriminale”, teksa përmenden edhe grupet terroriste Al-Qaeda dhe Shteti Islamik.
Të katër të arrestuarit janë mes moshës 26 dhe 34-vjeçare. Një nga të arrestuarit ka dy shtetësi, zvicerane dhe kosovare.
Ata janë arrestuar në kantonin e Fribourgut.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohen tre persona, dyshohen për financim terrorizmi, shpëlarje parash, armë e vepra të tjera
-
Arrestohet një i dyshuar për sulmin e 2023-s ndaj KFOR-it dhe Policisë në Zveçan
-
Një kosovar në Zvicër akuzohet se udhëhoqi një grup xhihadist
-
Arrestohen 4 të persona në Mitrovicë, u zunë duke kontrabanduar 5 shtetas të Jemenit
-
Arrestohet 16-vjeçari nga Kosova në Zvicër, dyshohet se planifikonte sulm terrorist