Aleksandër Muskaj, Aurela Anastasi dhe Sokol Berberi janë tre kandidaturat e propozuara nga pala shqiptare për pozicionin e gjyqtarit të ri të Shqipërisë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ), në Strasburg.
Sipas një njoftimi për shtyp, nga Këshilli i Ministrave, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës(KiE), voton brenda muajit prill 2017, kandidaturën për gjyqtarin e ri të Shqipërisë në GJEDNJ. Ndaj, KiE ftoi qeverinë shqiptare të paraqesë brenda datës 20 mars 2017, listën me tre kandidaturat më të përshtatshme për këtë pozicion.
Përzgjedhja e tre kandidatëve u be nga një Komisioni ad-hoc, me kryetar Luan Omarin, konstitucionalist, ish-anëtar i Komisionit të Venecias, dhe nga 4 anëtarë, me integritet dhe përvojë të konsiderueshme profesionale në fushën e së drejtës.
Numri i kandidatëve që aplikuan ishte 11 (njëmbëdhjetë),
Më herët Gjykata e Strasburgut ka refuzuar tre emrat e paraqitur nga Shqipëria, mes tyre edhe ish-kryeprokuroren Ina Rama dhe juristin Gent Ibrahimi.
-
Tre kandidatët për gjyqtarë të Shqipërisë në Strasburg kalojnë provën
-
KE sërish refuzon tre kandidatët nga Shqipëria
-
Zgjidhen dy anëtarë të KGJK-së nga radhët e gjykatave themelore
-
Pesë kandidatë plotësojnë kushtet për të garuar për kryeprokuror
-
Kandidatë të vjetër në konkursin e ri për kryesues të KGJK-së