Çmimi i naftës në Kosovë të premten do të jetë 1.55 euro për litër.
Sipas njoftimit nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, çmimi i benzinës është 1.49 euro për litër dhe gazi 0.74 euro për litër.
Të enjten nafta ishte 1.58 euro për litër, benzina 1.52 euro për litër dhe gazi 0.74 euro për litër.
Nafta u shtrenjtua prej kur më 28 shkurt Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli nisën luftën me Iranin, shtet që menjëherë mbylli Ngushticën e Hormuzit, e cila shfrytëzohet si rrugë detare për 20 për qind të naftës në nivel botëror.
Çmimi tavan i naftës caktohet çdo ditë nga Ministria dhe vlen për 24 orë.
