Autobusët e linjës 3 në Prishtinë janë parkuar para objektit të vjetër të Komunës për të protestuar kundër taksive ilegalë.
Përfaqësues të operatorëve të kësaj linje kanë kërkuar largimin e taksive ilegalë, e rrjedhimisht krijimin e kushteve për të punuar lirshëm, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas tyre, aktualisht ata janë duke punuar me humbje, ndërsa që nga shkurti nuk u janë vazhduar kontratat.
Përfaqësues të operatorëve të kësaj linje kanë thënë se atyre nuk u janë paguar as mujoret e as pagesa për pensionistët nga Trafiku Urban. Ata kanë thënë se nëse nuk do ndërmerret diçka do të vazhdojnë të protestojnë çdo ditë nga ora 8 deri në ora 12.
Ndërsa nënkryetari i Prishtines, Dardan Sejdiu, ka thënë se taksitë ilegalë ane edhe brengë e Komunës, por se operatorët e kësaj linje duhet të ofrojnë shërbime më të mira në mënyrë që numri i taksive ilegalë të minimizohet.
Ai ka marre shembull linjën 4 që sipas tij për shkak të respektimit te itinerarit janë minimizuar taksitë ilegalë. Ndërsa ka premtuar se deri në shtator kur do të kompletohet flota e autobusëve te rinj të Trafikut Urban dhe bëhet ridizajnimi i linjave do të zgjidhen problemet.