Indeksi i reformës së transparencës komunale, i hartuar nga organizata joqeveritare “EC Ma Ndryshe”, bazuar në 13 grupe të indikatorësh ka nxjerrë në pah se niveli i transparencës në komunat e Kosovës është ende larg nga vlerësimi pozitiv, shkruan sot Koha Ditore.
Raporti i përpiluar në saje të monitorimit në 15 komuna të Prishtinës, Prizrenit, Ferizajt, Pejës, Gjilanit, Gjakovës e Mitrovicës Jugore dhe Rahovecit, Vushtrrisë, Malishevës, Suharekës, Klinës, Shtërpcës, Dragashit e Mamushës, ka konfirmuar sfidat në raport me transparencën e pushtetit lokal, shkruan sot më gjerësisht Koha Ditore.
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
Artikuj të ngjashëm