Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Trajtimi i kriminelëve si heronj e frymëzim nga Serbia, kryetemë e së dielës në “Koha Ditore”

“Rehabilitimi i kriminelëve” nga shteti serb është kryetemë e së dielës në “Koha Ditore”.

Në shkrimin me të njëjtin titull, lexoni për mohimin e krimeve, lartësimin e trajtimin heronj të kriminelëve të luftës dhe futjen e përgjegjësve për vrasjen e 15 mijë njerëzve si shembuj frymëzues në kurrikulat e Akademisë Ushtarake, nga shteti fqinj - që synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Komenti i Agron Bajramit, për temën e së dielës, flet për krenarinë e gjeneralëve serbë për vrasjen e civilëve shqiptarë dhe shmangien e kësaj teme nga Kosova.

Në intervistë, hulumtuesi i “Human Rights Watch”, Fred Abrahams, flet për të qenët dëshmitarë në gjykimin kundër Millosheviqit dhe tregon se pse nuk mund të ketë pajtim pa adresimin e plotë të krimeve të luftës.

Rubrika Reportazh sjell “Kodrën fatale e të harruar” në mes Podujevës e Mitrovicës.

“Rrobaqepëset e NASA-s” dhe “Dasmat e inskenuara të Argjentinës” janë dy nga shkrimet që zënë vend në faqet e botës.

Akronimet për Rokun, Arkitekturën, Humanizmin, Dijen, Trashëgiminë, Aktivizimin e Politikën, janë 7 shkronjat e arkitektes Florina Jerliu.

“Kolonizimi grek i Çamërisë” është fejtoni i shtatë i Miranda Vickers për çështjen çame.

Nga Ibrahim Rugova deri te Bill Clinton, Kosovarçe sjell “Hotelin e burrështetasve”.

Në faqet e kulturës vijnë shkrimet për “artistin pa estetike përballë përditshmërisë” dhe “piktorja e lojës me hapësirën”.

Nga Peja, “Monument” sjell “Kompleksin e Mullirit të Haxhi Zekës” - si simbol të namit e pasurisë.

Në mesin e shumë shkrimeve interesante nga sporti mund të lexoni për vendosmërinë e Flakës së pishinave për të garuar në Tokio dhe lojtarin e tri përfaqësueseve e shumë pozitave në fushë.

Këto dhe shkrime të tjera interesante nga kinematografia, shkenca, teknologjia, moda e shumëçka tjetër, mund t’i lexoni në 82 faqet e numrit të së dielës në “Koha Ditore”.