Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Trafiku i ngarkuar në kryeqytet, policia e gatshme të ndihmojë

Hetuesi policor, Nazmi Zogaj, i tha televizionit publik se Policia është e gatshme të përfshihet në lehtësimin e qarkullimit rrugor në Prishtinë, në kusht kur trafiku në kryeqytet vlerësohet shumë i ngarkuar.

Ai tha se policia në vazhdimësi përpiqet të lehtësojë trafikun nëpër udhëkryqe, sidomos në orët e mëngjesit kur fluksi i veturave është më i madh.

Sipas tij, numri i madh i automjeteve në ditë, me rreth 100 mijë sosh, natyrisht se e ngarkon trafikun rrugor në Prishtinë, porse theksoi se policia është e gatshme të ofrojë rend në çdo situatë.

Duke folur për mbikalimin të rrethi në Prishtinë, hetuesi policor Nazmi Zogaj tha se i njëjti nuk i plotëson kushtet sidomos për të moshuarit, gratë më fëmijë të vegjël....etj.

Ndërkaq, sa i përket projektit të ri rrugor, i cili parashihet t’i ketë tetë korsi në Veternik të Prishtinës, tha se deri në përfundim të këtij projekti sigurisht se do të shkaktohet tollovi, porse tha se projektuesi derisa ta përfundojë duhet ta bëjë një zgjidhje të qarkullimit të automjeteve.

Edhe Bllokimi nga veturat, Policia rrit numrin e gjobave dhe propozon lëvizje njëkahore në kryeqytet Arbëri Bllokimi nga veturat, Policia rrit numrin e gjobave dhe propozon lëvizje njëkahore në kryeqytet

Zogaj, duke folur rreth numrit të aksidenteve me fatalitet në kryeqytet, tha se në këtë drejtim kemi një situatë më të qetë dhe sivjet kemi aksidente më dëme materiale, për shkak se shpejtësia e lëvizjes në kryeqytet është edhe më e vogël, derisa lavdëroi femrat që siç tha ai, janë më të kujdesshme në vozitje.

Një çështje tjetër problematike ai përmendi edhe fluksin e madh të mërgimtarëve gjatë sezonit veror, tha se Policia në vazhdimësi përpilon plane operative dhe mundohet të jap maksimumin në trafikun rrugor.

Image