Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Topalli thotë se LDK-ja dhe VV-ja ia kanë dhënë komoditetin Thaçit

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Faton Topalli, ka folur për seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga opozita, ku do të diskutohet për skandalet diplomatike të politikës së jashtme e aty nuk do të jenë as kryeministri Ramush Haradinaj e as ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.

Topalli në Interaktiv të KTV-së, tha se kjo seancë nuk ka kuptim nëse akterët kryesorë që i përfaqësojnë temat për çka do të diskutohet, nuk janë të pranishëm.

“Por megjithatë këtë çështje do ta vendosin ata që e kanë thirrur seancën. Në parim, mendoj që seanca mund të mbahet”, tha Topalli, transmeton Koha.net.

Deputeti i PSD-së, tha se diplomacia kosovare, duke pasur përballë një armik të përkushtuar si Serbia, për diplomacinë kosovare ka qenë e vështirë të bëjë hapa përparimtarë.

“Diplomacia jonë është pak neglizhente. Pavarësisht përpjekjeve, arritjet janë të vogla”, tha Topalli.

Edhe Deputetët përplasen për përfaqësimin jashtë vendit Arbëri Deputetët përplasen për përfaqësimin jashtë vendit

Topalli ka thënë se edhe debati i vonuar për dialogun, duhet patjetër të mbahet e të diskutohet për të.

Takimin e Hashim Thaçit me Vladimir Putinin në Paris, nuk e ka kritikuar sepse ka thënë se është detyrë e një presidenti të bëjë takime të ngjashme.

“Nuk kemi qëndrim zyrtar por në parim është detyrë e kryetarëve të shteteve, në këtë rast edhe Thaçit, që të bëjë takimet të tilla, formale por edhe joformale. Është në mandatin e presidentit të Kosovës, cilido qoftë ai president, të ketë takime të tilla”, tha deputeti i PSD-së.

Topalli tha se qëndrimi i Rusisë megjithatë dihet, që gjithnjë mbështet politikën e Serbisë.

Deputeti i PSD-së, ndër të tjera, tha se duhet vendosur sa më shpejt marrëdhënie diplomatike edhe me Serbinë e edhe me Rusinë. Por tha se ky është qëndrim i tij personal. “Dihet qëndrimi armiqësor i tyre, por për mendimin tim, duhet të kemi marrëdhënie diplomatike me të gjitha vendet”, tha ai, duke mos komentuar qëndrimet e kundërta që vijnë nga dy partitë tjera opozitare, LDK-në dhe VV-në.

“Habitem më shumë me Lidhjen Demokratike të Kosovës që veç ka qenë në pushtet në nivelin nacional”, tha Topalli.

Për sa i përket koalicionit qeverisës dhe kërcënimeve nga Lista Serbe se do të mbështesin çdo përpjekje për ta rrëzuar qeverinë Haradinaj, Topalli tha se nuk e sheh arsyetim të mirë këtë.

Edhe Kastrati për vendimin e Kushtetueses: LDK e VV ia kaluan kompetencat për dialogun Thaçit e Haradinajt Arbëri Kastrati për vendimin e Kushtetueses: LDK e VV ia kaluan kompetencat për dialogun Thaçit e Haradinajt

“PSD-ja ka disa muaj që i ka dërguar nënshkrimet e veta për rrëzimin e qeverisë. Dy partitë tjera opozitare këtë nuk e kanë bërë. Lista Serbe e bëri këtë qëndrim në kohën kur Republika e Kosovës e ka vendosur tarifën ndaj mallrave serbe. E bëri në çastet kur ne ia treguam vendin Serbisë. Nuk mendoj që është me vend megjithatë. Mendoj që vendimi që u mor nga Qeveria për këtë tarifë është veprim i mirë, do të ishte mirë që opozita mos ta mbështeste Listën Serbe për këtë arsye”, tha Topalli tutje në Interaktiv.

“Ne jemi të gatshëm ta rrëzojmë Qeverinë, por me kërkua rrëzimin e Qeverisë në këtë mënyrë është çështje që duhet të diskutohet mirë brenda partive opozitare”, tha ai.

Topalli tha se një prej karakteristikave të PSD-së, është që duan të jenë konstruktiv e s’duan të udhëhiqen me inate.

“S’është qëllimi ynë të jemi në pushtet”, tha Topalli, duke theksuar përsëri se duan ta rrëzojnë Qeverinë e udhëhequr nga Haradinaj.

“Por nëse ne si opozitë duam me të vërtetë ta rrëzojmë këtë qeveri, do të uleshim ta diskutonim mirë, por s’ka interesim nga partitë tjera opozitare. PSD-ja, s’ka gjasa ti bashkëngjitet koalicionit qeverisës, nëse do të donim të t’i bashkëngjiteshim por s’e duam. Ne as kuorumin nuk ua bëjmë asnjëherë”, tha ai.

Topalli, bindshëm tha se nuk e kanë asnjë synim as dëshirë që t’i bashkohen koalicionit qeverisës.

Edhe Selimi: Tema e kufijve nuk është hequr nga tavolina e bisedimeve Kosovë-Serbi Arbëri Selimi: Tema e kufijve nuk është hequr nga tavolina e bisedimeve Kosovë-Serbi

“Partitë tjera kryesore opozitare, janë ato parti që ia kanë dhënë komoditetin Thaçit. S’janë fare seriozë”, tha ai.

Rezoluta e dialogut nga opozita, tha Topalli, kanë kërkuar si PSD që t’i kaloj Kuvendit pasi aty do të krijohet një strategji e përbashkët në bisedimet me Serbinë dhe më pas do të krijohet edhe një komision mbikëqyrës që monitoron bisedimet me Serbinë.