Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Todosijeviq e humb mandatin në Zveçan

KQZ-ja ka vendosur që ta zëvendësojë Ivan Todosijeviqin në Kuvendin Komunal të Komunës së Zveçanit me Marko Stefanoviqin, kandidatin tjetër nga Lista Serbe me më së shumti vota në zgjedhjet për kuvende komunale.

Këshilli për çështje ligjore ka rekomanduar në KQZ që të zëvendësohet Ivan Todosijeviqi, pasi ai ka një aktgjykim të prerë, nga 24 qershori i këtij viti, disa muaj para zgjedhjeve. Këshilli ka rekomanduar në KQZ të zëvendësohet Todosijeviqi me kandidatin e radhës nga Lista Serbe me më së shumti vota, bazuar në Ligjin për Zgjedhje e po ashtu aktgjykimin e Kushtetuteses në rastin e Etem Arifit.

Me vendim unanim është aprovuar kërkesa e Këshillit.

Në muajin gusht, Gjykata e Apelit në Kosovë ka konfirmuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, sipas të cilit deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lista Serbe, Ivan Todosijeviç, ishte dënuar me dy vjet burgim në nën akuzat për nxitje të urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik.