Tirana e priti me një spektakël fishekzjarresh dhe koncert natën e ndërrimit të viteve. Mijëra qytetarë ishin grumbulluar në shesh për të festuar, ndërsa atmosfera ka qenë e ndezur edhe në qytetet e tjera.
Por ky vit i ri i gjeti shqiptarët ndryshe dhe erdhi disi më i zbehtë si pasojë e tërmetit.
Si asnjëherë më parë, ndërrimi i viteve nuk i gjeti të gjithë shqiptarët me një çati mbi kokë, me ngrohtësinë e shtëpisë dhe të tryezës së shtruar me delikatesë nga amvisat. Shumë e pritën 2020-ën në çadra e të tjerë në palestra. Në sytë e tyre mungon atmosfera e festës dhe urimi që kanë njëzëri, është: Një shtëpi e re sa më shpejtë.
Artikuj të ngjashëm
-
Si u festua Viti i ri në botë
-
Shumë qytetarë pritën Vitin e Ri në sheshe – fishekzjarrët mbulojnë mungesën e organizimeve institucionale
-
Zjarrfikësit dhe policët shpresojnë në kushte më të mira të punës në vitin 2024
-
Koncerti “Festo me yje”, mbushi me qytetarë sheshin më të ri të Prishtinës
-
Sheshet e zbrazëta për Vitin e Ri, u festua në ambiente familjare