Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tirana vazhdon numërimin, Erion Veliaj drejt fitores

Numërimi i votave në Bashkinë e Tiranës ende nuk ka përfunduar. Deri më tani janë numëruar 224 qendra të votimit nga 941 sa janë në total.

Të dhënat e fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri tregojnë se kryetari aktual i bashkisë, Erion Veliaj, i cili ka kandiduar për mandat të tretë, ka marrë 34,196 vota (53.34%), rreth 11 mijë vota më shumë sesa kundërkandidati Belind Këlliqi, raporton “TCh”.

Kandidati i “Bashkë Fitojmë” Belind Këlliçi deri më tani ka marrë 22,654 vota (35.33%).

Pas tij dhe Veliajt pason me kandidati i Partisë Demokratike Roland Bejko me 2924 vota (4.56%). Kandidatja e PDIU Lajla Pernaska ka marrë deri më tani vetëm 561 vota. Arlind Qorri ka siguruar 3,225 vota, ndërsa Marko Dajti 553 vota.

Në bashkinë e Kamzës Rakip Suli siguroi një mandat të dytë, ndërsa edhe në Vorë fitoi Partia Socialiste.