Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme i është përgjigjur me dy mesazhe në Twitter reagimit të Rusisë ndaj deklaratave të kryeministrit të Shqiprisë, Edi Rama mbi ligjin për gjuhën shqipe në Maqedoni, duke shprehur keqardhje ndaj Moskës.
Kjo e fundit shprehu shqetësim dhe akuzoi Ramën se po vijon të promovojë të ashtuquajturën “Platforma e Tiranës”, që sipas Rusisë cenon themelet e shtetit të Maqedonisë. Por sipas Tiranës zyrtare, Ministria e Jashtme ruse i ka keqinterpretuar komentet e Ramës.
“Ne vlerësojmë kalimin e ligjit pasi ai plotëson një nga angazhimet kyçe të Marrëveshjes së Ohrit”, transmeton TCH.
Ministria e Jashtme në Tiranë nënvizon se ajo qëndron jashtë çështjeve të brendshme të Maqedonisë dhe se investohet për harmoninë etnike në Ballkan.
-
Rusia e konsideron të papranueshme deklaratën e Ramës për bashkimin Shqipëri-Kosovë
-
Rusia kundër “Shqipërisë së Madhe”, do Asociacionin e Komunave Serbe
-
Rusia reagon ndaj deklaratës së Edi Ramës se “Kosova është pjesë e Shqipërisë”
-
Lavrov: BE pasive ndaj ambicies së Tiranës për Shqipërinë e madhe
-
Rusia: Deklaratat e Ramës mund të shkaktojnë konflikte të reja në Ballkan