Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov, i cili ndodhet për vizitë në Beograd, ka qenë i drejtpërdrejtë në qëndrimin e tij ndaj deklaratës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në Parlamentin e Kosovës. Ministri i Jashtëm rus kritikoi Bashkimin Europian për pasivitet ndaj këtyre deklaratave, të cilat shfaqin qartë ambicien e Tiranës për Shqipërinë e Madhe.
Lavrov, siç transmeton abcnews, ka thënë se nuk mund të mos na brengos pasiviteti i Bashkimit Evropian për platformën e Tiranës dhe nismat e tilla që pa fshehur bëjnë thirrje për formimin e Shqipërisë së madhe. Kur në Maqedoni ishin zgjedhjet kur u bë kryetari i parlamentit u fut në zyrë dhe vuri në tavolinën e tij flamurin shqiptar. Kryeministri Rama me krenari deklaroi se ka inicuar Ligjin për gjuhët në Parlamentin maqedonas për t’i dhënë gjuhës shqipe status shtetëror duke shkelur Marrëveshjen e Ohrit.
-
Rama: Kosova dhe Serbia t’i tejkalojnë mospajtimet për t’ia pamundësuar Rusisë ndikimin në rajon
-
Ministri i Jashtëm rus mbron Serbinë, por kritikohet nga Shqipëria
-
Lavrov në Shkup në Samitin e OSBE-së, injoron mediat
-
Lavrov përmend Kosovën në OKB, ambasadori i Shqipërisë: Ju është bërë obsesion
-
Rama në BE: Çmenduri dhe turp – kosovarët nën Jugosllavi lëviznin lirshëm, tash mbahen peng