Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tirana bëhet edhe me një park, më të madh e më modern se të tjerët

Parku Qendror i Bulevardit të Ri në Tiranë do të jetë mushkëria e re e kryeqytetit, me një sipërfaqe 6 herë më të madhe se Parku Rinia, citojnë mediat e Shqipërisë kryebashkiakun Erion Veliaj.

Pas sheshit “Skënderbej “dhe pas Parkut të Liqenit të Tiranës, atij të Farkës dhe të Kasharit, Parku Qendror do të jetë një nga pjesët më kreative të qytetit, i ngjashëm me parqet më moderne në vendet më të zhvilluara. Në dëgjesën publike të organizuar nga Bashkia e Tiranës merrnin pjesë anëtarë të Këshillit Bashkiak, arkitektë, urbanistë si dhe përfaqësues të grupeve të interesit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj deklaroi se për herë të parë është gati një projekt i plotë jo vetëm për ndërtimin e bulevardit të ri, por edhe i zhvillimit të të gjithë zonës. “Për herë të parë ne kemi projektimin, jo vetëm të një projekti infrastrukturor si bulevardi, por të një lagje të tërë, të një mëhalle të tërë të Tiranës që deri në përfundimin e saj do të ketë rreth 100 mijë banorë. Çështja është, a do funksionojmë si qytet gjithmonë vetëm në kushte të një emergjence apo ndoshta do fillojmë të mendojmë pak afatgjatë? Të marrim pak frymë 3-4 vjet në advancë kur vjen puna për të themeluar një lagje të re të Tiranës. Unë besoj se për bashkinë tonë është edhe një nder, do lëmë një gjurmë në qytet”, tha Veliaj duke deklaruar se ky projekt është një standard i një testamenti urban për qytetin dhe i planifikimit në total të çdo lagje duke filluar nga çerdhet, kopshtet, shkollat, kanalizimet, uji, telefonia, interneti si dhe gjithë infrastruktura mbështetëse tek parqet, këndet e lodrave.

Veliaj deklaroi se ka qenë një punë 2-vjeçare për të studiuar me detaje gjithçka për përmirësimin dhe zhvillimin e saj. Duke u ndalur në Planin Vendor për zhvillimin e kësaj zone të re, Veliaj deklaroi se në mbledhjen më të parë të Këshillit Bashkiak do të miratohet edhe pjesa e fundit e këtij plani. “

Kreu i Bashkisë nënvizoi se projekti i “Bulevardit të Ri” do të jetë një gjenerues të ardhurash për bashkinë.

Vetëm me projektin e kredive të buta, në kryeqytet priten që të shiten rreth 1 mijë apartamente. Kryebashkiaku Veliaj tha se në ato zona ku Bashkia ka ndërhyrë për përmirësimin e infrastrukturës vlera e pronës është rritur, ndërsa për apartamentet e reja, pavarësisht taksës së vendosur për ndërtuesit, çmimi ka rënë.