Tiranë, 10 nëntor - Ndërtimi i segmentit rrugor Kashar-Rrogozhinë, do të jetë projekti i parë mbi bazën e Partneritet Publik Privat (PPP) , që do të ngushtojë distancën Tiranë-Vlorë në 60 minuta, bën të ditur ATSH.
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri, tha të mërkurën në komisionin parlamentar të Veprimtarisë Prodhuese, se ka shprehje interesi nga kompani private, ku investitori merr të gjithë riskun e investimit dhe aplikon tarifën e pagesës për përdoruesit.
Sipas tij, kjo do të thotë që kush do të shkojë me shpejt në Vlorë në jug të Shqipërisë, duhet të paguaj dhe kush nuk do të paguajë e të udhëtojë më gjatë, duhet të kalojë në segmentin rrugor Durrës –Plepa.
Zhvillimi i infrastrukturës rrugore në vend, është një nga prioritetet kryesore të qeverisë.
Buxheti i qeverisë për vitin 2018 është katërfishuar në drejtim të fondeve për investimeve në këtë sektor, i cili pritet të japë impakt të drejtpërdrejtë, në rritjen e qarkullimit, sigurinë më rrugë dhe zhvillimin e aktivitetit ekonomik dhe social të vendit.
Ky segment është një nga pjesët e akseve kryesore të infrastrukturës së boshtit jugor të vendit, me ndikim të madh në zhvillimin e turizmit shqiptar.
-
Rama për hekurudhën Prishtinë-Durrës: Me Kurtin do t’i eksplorojmë dy pista financimi
-
Qeveria insiston në gazifikim të thëngjillit, përsërit se nuk është kundër gazit amerikan
-
Basha viziton punimet në një rrugë në Ferizaj, thotë se Komuna ende s’i ka ndarë mjetet që obligohet
-
Nisin punimet në rrugën Arllat–Malishevë, projekti kap vlerën e 1.85 milionë eurove
-
Rama: Basha preu shiritin e një rruge lokale që është projekt i Komunës