Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shqipëria premton nisjen e ndërtimit të hekurudhës Durrës-Prishtinë këtë vit

Hekurudha Prishtinë-Durrës

Shqipëria do të investojë për hekurudha në të ardhmen. Një e tillë do të ndërtohet për të lidhur Durrësin me Prishtinën, ka thënë ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës e Shqipërisë, Belinda Balluku, të mërkurën.

Ajo ka njoftuar se bazuar në marrëveshjen me qeverinë e Kosovës, projekti për këtë hekurudhë do të nisë këtë vit, raportoi “Euronews”.

“Kjo hekurudhë ka një rëndësi të veçantë për Kosovën dhe Shqipërinë që do të mundësojë transportin e shpejtë të pasagjerëve dhe mallrave, së pari mes Shqipërisë dhe Kosovës e më tej për vendet e Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Balluku.