Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

TIKA ndihmon organizatën "Human Care"

Ambasadorja e Republikës së Turqisë Kıvılcım KILIÇ së bashku me Koordinatorin e Agjencisë Turke për Zhvilli Burhan Ceran realizuan vizitë në organizatën "Human Care" në Prishtinë, njofton kumtesa, transmeton Koha.net.

Me këtë rast ata përuruan donacionin e dhuruar nga TIKA për organizatën "Human Care".

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në fjalimin e saj, Ambasadorja KILIÇ deklarojë së Qeveria e Republikës së Turqisë cdo herë ka qenë pranë popullit të Kosovës në cdo sferë të jetës, duke përfshirë edhe atë të shëndetësisë.

Drejtori ekzekutiv i organizatës "Human Care" Agim Qehaja falënderoi Qeverinë dhe popullin turk për përkrahjen e dhënë në misionin human për qytetarët e Kosovës.

Në donacionin e dhënë të TIKA-së për organizatën "Human Care" janë pajisje për shërbimin e stomatologjisë, mjekësisë internet dhe kardiake.

Organizata "Human Care" ofron shërbime mjekësore për qytetarët e Kosovës në fushën e stomatologjisë, gjinekologjisë, mjekësisë interne dhe kardiologjisë, pediatrisë dhe analizave laboratorike.