Partia Demokratike e Kosovës dega në Therandë ka njoftuar se sot i janë thyer zyrat në këtë komunë.
Sipas një njoftimi në Facebook, kjo parti thotë se sot në orët e para të mëngjesit është gjetur e thyer dera e zyrës.
“Menjëherë është njoftuar Policia, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë masat e nevojshme për rastin. Gjithashtu nga vendi i ngjarjes janë marrë nga policia në cilësinë e provave disa materiale me të cilat po merren organet e hetuesisë”, thuhet në njoftim.
Sipas tyre, kjo është hera e dytë brenda pak kohësh që ndodh thyerja e Selisë sonë në Therandë, prandaj ftojmë organet kompetente që të zbardhin rastin dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë.
Artikuj të ngjashëm
-
KEDS njofton për prishje të rrjetit elektrik në disa rajone si pasojë e erërave të forta
-
Therja e djeshme në Drenas ndodhi pas një mosmarrëveshjeje në trafik
-
Theret me thikë një person në Drenas
-
PDK-ja nis përgatitjet për zgjedhjet e brendshme
-
PDK-ja paralajmëron zgjedhje të brendshme pas rezultatit të 7 qershorit