“Thyerja e idesë për ndryshime” është kryetitulli i së dielës në “Koha Ditore”.
Shkrimi kryesor me të njëjtin titull flet për shkaqet e ndarjes së Lëvizjes Vetëvendosje, goditjen e idesë, fitoren e pushtetit nga ky zhvillim dhe ngjasimin e mohuar të kësaj partie me të tjerat.
“Pazari i ndarjes” është komenti i Elmaz Isufit, për temën e së dielës.
Në intervistë, eksperti i shkencave politike Seb Bytyçi, tregon se pse Vetëvendosja nuk dallon shumë me partitë tjera dhe pse ndarja e saj është fitore për pushtetin.
“Mësimi i mikpritjes” është reportazhi i së dielës, për studentët e huaj në Kosovë.
“Kamikazet e bukura” është rrëfimi nga faqet e botës, për vajzat që pasi zbukurohen dhe dërgohen në mes të turmave, e hedhin e veten në erë.
Në SHTATË shkronjat e saj, profesoresha dhe shkrimtarja, Nerimane Kamberi, tregon se si kultura mund ta shpëtoj njerëzimin.
Fejtoni i radhës i Joseph Roucek për “Politikat Ballkanike” flet për Shqipërinë, si vend me rëndësi më të madhe sesa madhësia e saj gjeografike.
Kosovarçe sjell rrëfimin për Irfete Spahiun, gjeneralen e parë të FSK-së.
Nga kultura vijnë shkrimet për “Saksofonistin e rrëfimeve jetësore me tinguj jazz” dhe “Ekspresionistin e ngjyrave të natyrës”
Këtë të diel, “Monument” sjell historinë pesë-shekullore të Kompleksit të Muzeut të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Në mesin e shumë shkrimeve interesante nga sporti vijnë shkrimet për “Erzën e vogël që po dëshmohet e madhe me rezultate” dhe ai për trajnerin që nuk u shpërblye kurrë edhe pse nxori boksierët më të mirë.
Këto, dhe shkrime të tjera interesante nga kinematografia, shkenca, teknologjia, moda e shumëçka tjetër, mund t’i lexoni në 82 faqet e numrit të së dielës në “Koha Ditore”.