Një debat satirik është zhvilluar në Kuvendin e Kosovës mes kryeministrin Ramush Haradinaj dhe kreut te Vetëvendosjes, Albin Kurti, raporton KTV .
E gjitha ka nisur kur Kurti ka kritikuar Qeverinë e Haradinajt për qasjen e tij të butë kundrejt serbëve të veriut dhe zhvillimit ekonomik dhe faktit se AAK- ja ka vetëm 9 deputetë, që sipas Kurtit, e bëjnë Haradinaj ta udhëheq një qeveri të pakicës.
Kryeministri i është kundërpërgjigjur se është e vërtet se ai ka 10 deputet por që të gjithë janë te ’hunit e konopit’, pa harruar ta thumbojë Kurtin me faktin se atij i kanë ikur deputetët.
’Deputet e VV’s nuk janë të një familje andaj edhe nuk janë të ‘hunit e konopit’, i është kundërpërgjigjur Kurti, i cili ka vazhduar ta quajë atë kryeministër në detyrë.
‘ Ramush, kisha dashtë të jesh përnjëmend kryeministër, ti nuk je i tillë. Çka do Hashimi e dërgon në Qeveri, ti u dashtë me kalu demarkacion për me vazhdu me luajt këtë rol të kreut të ekzekutivit’, ka thënë Kurti.
Debati ka vazhduar e Haradinaj e ka akuzuar atë që nuk i ka dalë në krah raportit të shpejtim Bulliqit.
“ Ju kam hetu dhe ju kam gjet që ju keni shujt dhe se keni mbrojt raportin e Bulliqit, unë brenda shtëpisë nuk bëj lojëra, po unë jam me Veselin dhe PDK’në, jam brenda koalicionit.’
Edhe
Kurti paralajmëron diskutime për Qeverinë, Kuvendin dhe presidentin
Për Kurtin është i çuditshëm fakti se si i ka parë Haradinaj, raportin e Bulliqit dhe të Mehës si të njëjtë. ‘ Ramush na nuk kemi dal prej jush, ju keni dal nga ne. U trashët tek ne në opozitë dhe shkuat e u therret të Veseli. Ju na keqpërdorët për ta shitur më shtrenjtë të PDK’ja.’
Kësaj radhe kryeministri i tha së po ta kishin ende Shpend Ahmetin në parti, VV’ja do të ia numëronte si të arritur Ligjin e Prishtinës.
Replika erdhi e njëjte nga Kurti, i cili i tha se ai është marrë me qira nga Hashim Thaci dhe misioni i tij do të kryhet pas themelimit të Zajednicës, dhe se nuk ka haber për Zhvillim Ekonomik. Kësaj radhe, Kurti i ka kërkuar Haradinajt të tregoj se sa forma ekzistojnë për të matur GDP’. Haradinaj i cili u zu ngushtë tha se këtë përgjigje mund ta ia jap Lumir Abdixhiku dhe lëshoj sallën me arsyetimin se ka një takim.
-
Kurti shmang pyetjen për mundësinë e koalicionit me LDK-në
-
Haradinaj: Kurti ka vendosur të shkojmë në zgjedhje, po përgatit pako financiare
-
Kurti: Abdixhiku i refuzoi të gjitha ofertat tona, Kosova po shkon drejt zgjedhjeve
-
Haradinaj: Kurti shpenzon më së shumti para duke i ushqyer 'zagarët' që fyejnë shqiptarët