Thesari i Shtetit është sqaruar lidhur me letrën përmes së cilës u kërkonte të dyshuarve Valon e Kadri Shalës, pronarë të “LDA Group” Sh.P.K, që t’ia kthejë Thesarit 2 milionë e 77 mijë euro të marra ilegalisht dy javë më parë.
Përmes një komunikate, nga Thesari është thënë se një kërkesë e tillë është e paraparë me ligj.
Sipas Thesarit të Kosovës, kërkesa për kthim të mjeteve “është procedurë standarde e paraparë në nenin 12, paragrafi 12 të ligjit e buxhetit, i cili thotë se në rast se një individ, zyrtar, person apo një entitet pranon ndonjë pagesë nga Fondi i Kosovës si rrjedhim i gabimit, ngatërrimit apo lëshimit, ato fonde i kthehen Fondit të Kosovës në afat prej pesë ditësh nga pranimi i njoftimit me shkrim”.
Pavarësisht nga shkaku dhe rrethanat e ndodhjes, ky është transaksion i paautorizuar, sipas Thesarit, e se sipas tij “çdoherë kërkohet kthimi i tyre me një shkresë të tillë”.
Në sqarim, Thesari thotë se shkresa është në përmbushje të obligimit ligjor si veprim procedural.
Sot është raportuar se Thesari u ka kërkuar që në një afat pesë ditor të kthejnë këtë shumë në llogarinë e Buxhetit të Kosovës.
Edhe
Vidhet Thesari, 2 milionë euro u bartën nga Min. e Infrastrukturës tek një biznes
Që nga 9 tetori, katër herë, Labinot Gruda, zyrtar i Thesarit të Kosovës, dyshohet se ka transferuar mjete në mbi 2 milionë euro prej Ministrisë së Infrastrukturës në llogari të një operatori ekonomik.
Policia e Kosovës kishte njoftuar se është kërkuar bllokimi i llogarive ku dyshohet të jenë transferuar mjetet.
-
Këshilli i BIK-ut në Prishtinë tentoi ta mbyllte rastin e keqpërdorimit të 166 mijë eurove
-
Supremja vërteton dënimin me 21 vjet burgim për vjedhjen e 2.1 milionëve nga Thesari
-
Apeli vërteton dënimin ndaj të akuzuarve për vjedhjen e 2.1 milionëve nga Thesari i Shtetit
-
Më 7 dhjetor shpallet aktgjykimi për vjedhjen e 2 milionë eurove të Thesarit