Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Themeluesi i Degës së PDK-së në Klinë i bashkohet Nismës

Ish anëtari i Kryesisë dhe Këshillit Drejtues, njëherit themeluesi i Degës së PDK-së në Klinë, Nezir Gashi, sot i është bashkuar Nismës për Kosovën.

Në takimin që Gashi e pati me kryetarin e Këshillit Kombëtar, Jakup Krasniqi, sekretarin e përgjithshëm Bilall Sherifi, sekretarin organizativ Enver Hoti, dhe kryetarin e Degës së Nismës në Klinë, Naser Morina, tha se i bashkohet vizionit të Nismës, me bindjen se kjo është zgjidhja e duhur.

Nismës për Kosovën ditëve të fundit i janë bashkuar disa figura të jetës publike.