Në kuadër të Zyrës Kombëtare të Auditimit në Kosovë është themeluar Njësiti për Luftimin e Mashtrimeve, me anë të ndihmës të dhënë nga USAID-i.
Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Philip Kosnett, tha se themelimi i këtij njësiti dëshmon se Zyra e Auditimit nuk do të zmbrapset ndaj askujt në luftën kundër korrupsionit dhe mashtrimit në Kosovë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas tij, shumë institucione të Kosovës nuk po e bëjnë punën e tyre, pasi 1/3 e tyre nuk zbatojnë rekomandimet e auditorit dhe po ashtu nuk ka ndëshkim për mos zbatimin e rekomandimeve nga ana e auditorit, transmeton KTV.
“Kosovarët meritojnë të kenë udhëheqës dhe institucione që të luftojnë krimin dhe korrupsionin. Ka ardhur koha që udhëheqësit të marrin përsipër zbatimin e ligjit”, porositi ambasadori amerikan.
Diplomati amerikan pati dhe një thirrje ndaj organeve të sigurisë që të merren më shumë me zbatimin e ligjeve, ndërsa, pati fjalë të mira dhe për punën e Zyrës së Auditorit.
Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani, tha se kjo është një njësi e veçantë që ka për detyrë të ndihmojë auditorin që të jetë një urë lidhëse me sistemin e drejtësisë.
Ndryshe, me ndihmën e USAID janë trajnuar 60 auditorë, ndërkohë që sipas Osmanit janë në fazën e fundit të auditimit të përgjithshëm të gjithë institucioneve.