Ministria e Shëndetësisë (MSH) në Ditën Botërore të Kancerit, ka njoftuar se ka themeluar grupin punues, të përbërë nga profesionistë të fushave të ndryshme, me qëllim zhvillimin e Programit Shtetëror për Kontrollin e Kancerit në Kosovë.
Dita Botërore e Kancerit shënohet në mbarë botën më 4 shkurt.
Qëllimi i grupit, sipas MSH-së është të informojë dhe inkurajojë njerëzit për parandalim, zbulim të hershëm dhe trajtim të kancerit.
Tema e këtij viti është “mbyllni hendekun e kujdesit”, që ka të bëjë me të kuptuarit e pabarazive në kujdesin ndaj kancerit dhe marrjen e veprimeve për t’i adresuar ato.
Artikuj të ngjashëm
-
OBSH: Rastet me kancer pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën deri në vitin 2050
-
Një në tre persona shtyn kontrollin te mjeku pasi vëren simptoma të kancerit
-
Kanceri nuk zgjat 20 ditë: pacientët mes trajtimit, punës dhe pasigurisë financiare
-
Qeveria në detyrë themelon Fondin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor
-
Përtej pushimit mjekësor: si mbështeten pacientët me kancer në Evropën Jugore, Qendrore dhe Mbretërinë e Bashkuar?