Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj ka pritur në takim Ministrin e Punëve të Brendshme Flamur Sefaj, me të cilin biseduan për sfidat e përbashkëta dhe për mundësitë e bashkëpunimin në implementimin e legjislacionit në fushën e mjedisit dhe planifikimit hapësinor.
Reshitaj theksoi që prioritet i saj është zbatimi i ligjeve, udhëzimeve administrative e vendimeve që lidhen me ministrinë që ajo drejton, për të pasur kështu funksionim të legjislacionit, respektim nga ana e qytetareve në mënyrë që të krijojmë një mjedis të pastër dhe planifikim të duhur hapësinor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoThemelimi i Policisë së Gjelbër është projekt jashtëzakonisht i rëndësishëm që do të mundësojë zbatimin e legjislacionit në fuqi, si dhe intervenim të shpejtë e efikas në rastet e katastrofave dhe dëmtimeve eventuale mjedisore.
“Ne duhet t’i mbrojmë bukuritë tona natyrore, t’i trajtojmë në mënyrën më të mirë të mundshme dhe t’i promovojmë ato”, ka thënë Reshitaj.
Të dy Ministrat planifikuan takime të përbashkëta në nivele administrative dhe teknike të dy ministrive përkatëse për të shqyrtuar mundësitë reale për realizimin e këtij projekti si shumë të rëndësishëm për mjedisin dhe vendin në përgjithësi.