Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Thellohet kriza, Meta i shtyn zgjedhjet për 13 tetor e Rama e quan “çmenduri”

Dy ditë para 30 qershorit, kur pozita insiston se do të mbahen zgjedhjet lokale, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka shpallur 13 tetorin datë të re të zgjedhjeve.

Dekreti është shpallur pas shumë takimeve që Meta zhvilloi me përfaqësues të partive opozitare si dhe ambasadorë, por i bojkotuar nga pushteti.

Në një konferencë të jashtëzakonshme, Meta ka theksuar se zyra e tij nuk shërben për t’i plotësuar tekat e askujt dhe se 13 tetori krijon mundësi për zgjedhje gjithëpërfshirëse, raporton KTV.

Por, i menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili edhe njëherë ka thënë se nuk do të tërhiqet nga 30 qershori.

Ai e ka quajtur çmenduri të dytë dekretin e Metës, duke ftuar shqiptarët të dalin në zgjedhje të dielën.

Edhe Meta cakton zgjedhjet më 13 tetor, Rama e quan “çmenduri të dytë” Arbëri Meta cakton zgjedhjet më 13 tetor, Rama e quan “çmenduri të dytë”

“A ju thashë prisni çmendurinë e dytë? Tani thjesht mëshirojeni. Data e nxjerrë nga filxhani i revolucionit imagjinar është një nullum absolutum dhe quod nullum est nullum producit effectum. 30 qershori është vetmja datë zgjedhjesh. Qeshni me ta dhe me qetësi e dashuri t’ua japim një mesazh kumbues të dielën, duke votuar ose mosvotuar, por duke qenë të gjithë bashkë në një mendje se Shqipëria s’mund të jetë kurrë një shesh për përsheshin e gatuar tërë këta muaj, të cilin duhet ta hanë ata që na e servirën”, ka shkruar Rama.

Kurse, Kolegji Zgjedhor, edhe këtë dekret të Presidentit, e ka cilësuar si të pavlefshëm dhe joligjor.

Sipas KQZ-së, Presidenti nuk ka pasur të drejtë ta nxjerrë dekretin me të cilin anuloi zgjedhjet që u caktuan në nëntor të 2018-s dhe njëjtë nuk ka të drejtë të nxjerrë dekret të ri për ndryshim të datës së zgjedhjeve.

Kjo, sipas KQZ-së dhe ligjeve në fuqi, do të duhej të bëhej jo më vonë se 9 muaj nga data e vendimit të parë.

E, në gjithë këtë situatë të tensionuar, Këshilli i Evropës, përmes një deklarate, ka thënë se po ndjek me vëmendje situatën përpara zgjedhjeve të 30 qershorit në Shqipëri.

Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, tha se zgjedhjet duhet të zhvillohen në përputhje me të gjitha detyrimet dhe standardet ndërkombëtare.

Edhe Meta kërkon mbajtjen e tri palë zgjedhjeve më 13 tetor Arbëri Meta kërkon mbajtjen e tri palë zgjedhjeve më 13 tetor

Ka muaj të tërë që Shqipëria është përfshirë në krizë politike, pas protestave të opozitës kundër qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Edi Rama.

Opozita është tërhequr dhe bojkoton zgjedhjet lokale të 30 qershorit.