Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, priti sot në takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Maria Kapitanoviq, me të cilën bisedoi për marrëdhëniet mes dy vendeve, si dhe thellimin e bashkëpunimit bilateral duke potencuar rëndësinë e avancimit të agjendës evropiane të Kosovës.
Ministri Yagcilar, duke falënderuar shtetin kroat për përkrahjen e vazhdueshme që ka dhënë Kosovës, gjithashtu e njoftoi ambasadoren Kapitanoviq edhe me fushëveprimin e Ministrisë së Administratës Publike dhe reformat në administratën publike.
Yagcilar dhe Kapitonaviq vlerësuan mundësitë e anëtarësimit të Kosovës në BE dhe ngjarjet e fundit në Kosovë dhe në rajon.
Artikuj të ngjashëm
-
Situata aktuale politike në fokus të takimit mes Konjufcës dhe zëvendësministrit të Jashtëm italian
-
Kroacia do të rrisë numrin e ushtarëve në Kosovë në misionin e NATO-s
-
Konjufca: Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE të marrë vëmendjen e merituar
-
“Shqipëria në BE, Kosova më e sigurt”, Hoxha flet pas takimit me Konjufcën
-
BE kërkon zbatim më efikas të projekteve të IPA-s në Kosovë